Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fansat e Erës fatlumë! Mund të kenë set fotosh bashkë me të

Fansat e Erës fatlumë! Mund të kenë set fotosh bashkë me të
April 08
14:13 2017

Ëndrra e të gjithë fansave (qofshin këta shqiptarë apo të huaj) është të takojnë idhullin e tyre  si dhe të kenë një foto me të.

Dhe kjo ëndërr po u bëhet realitet dashamirësve të Era Istrefit, të cilët do të kenë mundësinë të kenë jo vetëm një foto, por një set fotosh me këngëtaren.

“Los Angeles”, – shkruan Era në Facebook. “Do të bëj një set fotosh të lezetshme më 11 prill dhe dua të bashkoheni me mua. Duhet të jeni të disponueshëm nga ora 4-7 e pasdites dhe mbi 18 vjeç. Na dërgoni foto vetëm bust në email-in e mëposhtëm nëse dëshironi të jeni pjesë”.

Një pyetje kemi ne: Ç’po prisni që të bëheni pjesë e këtij sesioni  fotosh me Erën? /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje