Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fansa të Avicii bëhuni gati, ky lajm është vërtet tragjik!

Fansa të Avicii bëhuni gati, ky lajm është vërtet tragjik!
March 29
15:34 2016

Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e papritur për fansat e Avicii-t. Ai ka njoftuar se do të tërhiqet nga muzika. Prodhuesi suedez ka pasur probleme shëndetësore  që e kanë detyruar të anulojë shfaqje dhe turne të ndryshëm.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Avicii ka njoftuar fansat e tij dhe ka falënderuar të gjithë mbështetësit që në fillimet e muzikës e deri tani. Ai shprehet shumë i kënaqur për bashkëpunuesit gjatë karrierës në muzikë. Avicii  ka thënë se është mirënjohës për të gjitha mundësitë që ka pasur dhe suksesin që ka arritur. Por pas jetës të artistit tregon se ka nevojë të jetojë edhe jetën reale.

“Unë nuk do ta lë muzikën të shkojë kaq lehtë dhe nëpërmjet saj do të flas me fansat e mi. Por e kam vendosur, këtë vit do të bëj turneun tim të fundit. Do të largohem nga muzika me zhurmë”,- ka shkruar Avicci në fund të postimit të tij.

Edhe pse Avicii vendosi të heqë dorë, është një emër që nuk do të harrohet kollaj në industrinë e muzikës.

Etiketimet
Shperndaje