Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Familjarët e Christina Grimmie-t publikojnë videoklipin e saj të fundit pak muaj pas vdekjes

Familjarët e Christina Grimmie-t publikojnë videoklipin e saj të fundit pak muaj pas vdekjes
September 02
17:01 2016

Në korrik, familja e këngëtares Christina Grimmie, e cila mbeti e vrarë në skenë gjatë kohës që po firmoste autografe në një lokal nate, pohoi se shumë shpejt do të publikonte pamjet nga regjistrimet e disa këngëve që ajo kishte regjistruar pak ditë para se të humbte jetën. Katër këngët me të cilat këngëtarja po punonte do të kenë nga një videoklip dhe familja e saj sapo ka publikuar klipin e njërës prej tyre, me titull “ Without him”.

Videoja emocionale fillon me një skenë në të cilën shfaqet Christina duke i kërkuar këshilla një miku të saj para se të ngjitet për të performuar në skenë. Brohoritjet dhe duartrokitjet janë ato që i japin kurajë protagonistes që të dalë në skenë dhe të përballet me të dashurin i cili e ka tradhtuar. Kur ai afrohet në skenë për t’i kërkuar të falur dhe për ta pyetur nëse mund të rikthehen më bashkë, Grimmie thotë me zë këshillën që miku i saj i dha në fillim të videos: “Lëri këmbët e tua të ndjekin rrugën e zemrës”.  Më vonë ajo shkon të takohet me fansat.

Këngëtarja humbi jetën në moshën 22-vjeçare si pasojë e plagosjes me armë zjarri gjatë kohës që po firmoste autografe për fansat në një lokal në Orlando./Blitz.al/

Komento
Shperndaje