Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Familja Ora bën ëndrrën realitet, blen shtëpi në Kosovë!

Familja Ora bën ëndrrën realitet, blen shtëpi në Kosovë!
May 06
09:59 2019

Familja e Rita Orës ka treguar gjithmonë dashurinë që ka për Kosovën dhe kanë ndihmuar shumë familje në nevojë. Edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Londër, kanë shprehur dëshirën të kenë një shtëpi në vendlindjen e tyre, të cilën sapo e kanë bërë realitet.
Ata kanë blerë një vilë në Prishtinë dhe këtë lajm e ka dhënë mamaja e Ritës, Vera nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka postuar foton e shtëpisë dhe përbri saj shkruan:
“Shtëpia është aty ku është zemra. Megjithëse jetojmë në Londër, është e rëndësishme për ne që fëmijët dhe brezat e të ardhmes të kenë mundësi të vizitojnë vendlindjen tonë Kosovën”.
Siç duket edhe nga fotot, ata kanë zgjedhur një vilë mjaft të veçantë, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veç se tu themi: Urime!/blitz.al

 

Share