Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Familja Kardashian në panik! Tyga mund t’u nxjerrë sekrete të familjes

Familja Kardashian në panik! Tyga mund t’u nxjerrë sekrete të familjes
May 18
13:02 2016

Kris Jenner e shtyu të bijën të hidhte poshtë marrëdhënien me Tygan. por tani ajo është e frikësuar pasi ai mund të nxjerrë sekrete të familjes.

Thuhet se ka qenë Kris ajo që e ka shtyrë Kylie Jenner të ndahet nga i dashuri i saj, pasi Blac Chyna u bë pjesë e familjes.  “Mamaja menaxhere” është shprehur se në familjen e tyre nuk ka vend për dy vetë e duke qenë se  Blac tashmë është shtatzënë, Kris vendosi se duhet të ishte Tyga ai që duhej të largohej. Ian Halperin, biografi i familjes, ka thënë se çështjet financiare të Tygas bashkë me thashethemet se ai e ka tradhtuar Kylie-n, ishin të mjaftueshme që reperi të shkëputej nga marrëdhënia me pjesëtaren më të vogël të klanit, edhe pse arsyeja reale ka qenë prezenca e Blac.

Ai ka shkruar në MailOnline: “Ishte Kris ajo që mori vendim se Tyga duhej të shkonte dhe jo për shkak të pabesisë  apo diferencës së moshës. Në fakt ka qenë një lloj llogaritje cinike e Kris”.

Një burim i ka thënë Halperin se Kardashianët duhej të zgjidhnin mes njërit apo tjetrit  dhe kjo ishte e lehtë pasi familja e urrente faktin që Tyga kishte probleme financiare. “Ishte koha ideale për ta hequr qafe atë e qershia mbi tortë ishte lajmi shtatzënisë së Blac. Por tani familja është e shqetësuar se mos ndoshta reperi bën publike sekrete të familjes dhe për këtë janë duke kaluar net pa gjumë”.

Tyga, mesa duket, është duke hasur më shumë vështirësi se Scott Disick pasi u nda me Kourtney Kardashian.  Një burim i tha biografit: “Me Scott ata ishin në gjendje ta bisedonin dhe t’i ofronin një shumë të hollash që ai të vazhdonte shfaqjen. Tyga duket të ketë ndjekur rrugën e tij”.

Komento
Shperndaje