Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fajin e ka Ingriti apo Shpati?

Fajin e ka Ingriti apo Shpati?
November 17
19:51 2016

Ashtu siç kishin premtuar, Ingrit Gjoni dhe Shpat Kasapi publikuan pak minuta më parë klipin dhe bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Faji”.

E gjithë kënga mund të përmblidhet me një pyetje: “Kush e ka fajin?” sepse dy protagonistët kanë gabuar dhe përpiqen të gjejnë se kush është fajtori. Ndryshe nga ç’jemi mësuar më parë, “faji” nuk gjendet me nota balade, por me ritme tepër të kërcyeshme.

Klipi, nga ana tjetër, është akoma më tërheqës se kënga, kjo jo vetëm për shkak të kimisë së dy këngëtarëve, por edhe për shkak të performancës së të dyve. Ne nuk po zgjatemi më, sepse po ju sjellim klipin më poshtë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje