Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fadil Berisha i tregon botës bukurinë ilire

September 25
18:15 2016

Fotografi i njohur Fadil Berisha  ka filluar një projekt me disa modelë shqiptarë që ndodhen në Amerikë. Ai është duke bërë një set fotografik që mban titullin “Ilyrian Beauties” (Bukuria ilire). Berisha ka zgjedhur për këtë projekt modelet dhe modelët:  Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Mirjeta Shala, Blair Qyteza, Pavllo Zengo, Geni Hakorja dhe Arbër Dyrmishi.

E veçanta e këtij seti është se të gjitha fotot janë bardhë e zi dhe nëpërmjet këtyre dy ngjyrave Fadil Berisha kërkon që të prezantojë bukurinë shqiptare. Nëpërmjet fotove, ai e njeh botën me bukurinë e egër por edhe të ëmbël që karakterizon femrat dhe meshkujt shqiptarë.

Fotot janë realizuar në mënyra dhe vende të ndryshme. Nëpërmjet postimeve në Instagram Berisha e quan grupin e punës “Skuadra shqiptare” dhe duket mjaft i lumtur për bashkëpunimin e tij me modelët shqiptarë./Blitz.al/

Shperndaje