Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fabrizio Corona sërish në telashe. Mund të rikthehet në burg…

Fabrizio Corona sërish në telashe. Mund të rikthehet në burg…
September 18
11:40 2016

Lajme të këqija për Fabrizio Corona-n!

Pasi kaloi më shumë se 2 vite në burg, mendohej se italiani do të mund të rrinte i qetë dhe larg problemeve që e kanë shoqëruar gjithnjë, por jo! Ai tashmë i trembet rikthimit pas hekurave.

“Kalova 2 vite e gjysmë në burg, 4 muaj punë në komunitet dhe që nga tetori i vitit 2015 u jam besuar shërbimeve sociale, por sot rrezikoj sërish burgun. Qelia, izolimi, kushtet e mjerueshme dhe fytyrat e të burgosurve të tjerë rikthehen në makthet e mia. Ju lutem, mos më riktheni atje!” – shprehet ish-i dashuri i Belen Rodriguez për revistën “Gente”.

Më 21 shtator, në Gjykatën e Milano-s do të mbahet seanca e radhës e cila mund ta dërgojë sërish Corona-n pas hekurave. Askush nuk ishte në dijeni të këtij fakti, por rreziku për edhe 2 vite të tjera izolimi është i madh.

“Vazhdoj të mbaj një maskë sigurie për të mbrojtur veten time dhe të tjerët, por në të vërtetë kam shumë frikë”, – shton Corona, një nga figurat më të bujshme të showbizz-it italian në vitet e fundit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje