Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fabrizio Corona përfundon sërish në burg

Fabrizio Corona përfundon sërish në burg
October 10
18:33 2016

Fotografi më i famshëm në Itali, Fabrizio Corona, është arrestuar sërish.

Së bashku me të është ndaluar edhe bashkëpunëtorja e tij Francesca Persi, në shtëpinë e së cilës policia ka gjetur 1.7 milionë euro, për të cilat mendohet se i përkasin pikërisht Corona-s.

Përveç kësaj shume është zbuluar edhe një pasuri tjetër e padeklaruar e Corona-s; rreth 1 milionë e gjysmë euro në disa llogari të ndryshme në Austri, para të cilat bashkëpunëtorja e tij i kishte transferuar “cash” në disa udhëtime.

Pas këtij lajmi pezullohet edhe lënia e Fabrizio Corona-s nën kujdesin e shërbimeve sociale, aktivitet që e kishte nisur pasi kaloi rreth 2 vite në burg. /Blitz.al/

Shperndaje