Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fabrizio Corona: Falë tim biri jam pajtuar me Nina Moric

Fabrizio Corona: Falë tim biri jam pajtuar me Nina Moric
August 16
15:55 2016

“Carlos na kapi të dyve nga dora dhe na çoi në tarracë. Në atë moment u zhduk e gjithë urrejtja, urrejtja idiote që shkatërron jetën e njerëzve dhe largon paqen”.

Kështu shprehet Fabrizio Corona, me rastin e ditëlindjes së 14-të të djalit që ka me Nina Moric.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Chi”, Corona është rrëfyer se tashmë ka filluar të komunikojë me ish-partneren e tij, me të cilën nuk fliste prej kohësh.

Ai shprehet se ajo që bashkoi familjen ishte telefonata me të birin, mëngjesin e ditës së festës.

“Unë jam i lumtur vetëm nëse mund të festoj me ty dhe mamin”, – i tha Carlos, kërkesë e cila u përqafua nga të dy prindërit.

“Takimi i fundit ishte 2 vite e gjysmë më parë, kur isha në burg dhe aty thuajse përfundoi me sherr”, –ka thënë më tej në intervistë Corona, duke shtuar se e falënderon 40-vjeçaren kroate për këtë mundësi që e sheh familjen të bashkuar! /Blitz.al/

Cifti Chi

Komento
Shperndaje