Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fabrizio Corona dhe Asia, të përfshirë nga pasioni: “Bëmë dashuri 20 minuta pasi u takuam për punë”

Fabrizio Corona dhe Asia, të përfshirë nga pasioni: “Bëmë dashuri 20 minuta pasi u takuam për punë”
November 09
09:50 2018

E ftuar në emisionin e Piero Chiambretti, aktorja e njohur italiane Asia Argento tha se e kishte takuar Fabrizio Coronan vetëm dy here: “Na lini ta jetojmë këtë histori dhe ne do të jemi të qetë. Kjo e jona nuk është një histori që mund të përfundojë duke i bërë keq njëri-tjetrit. Akoma nuk besoj tek ai por jo domosdoshmërisht duhet t’i besojmë njëri-tjetrit që të ndjejmë pasion dhe një shkëndijë në zemër”.

Ndërsa ish-mbreti i paparavcëve tregoi për “Corriera Della Sera” se: “Unë kisha shkuar vërtetë për takim pune. Kur arrita dhe u ulëm  përpara një shisheje me vërë, pas 20 minutash e gjetëm veten duke bërë dashuri” .

Ai gjithashtu shtoi se me Asian nuk ishte një histori e programuar dhe se të dy iu lëshuan pasionit. Të dashuruar? “Asia më pëlqen shumë, por është e vështirë të përgjigjesh sepse ajo është ndryshe nga të gjitha vajzat që kam pasur. Është si unë, ne jemi dy persona të çuditshëm në këtë botë”- ka përfunduar Fabrizio Corona.

Ndërsa në studion e Piero Chiambretti,  Asia Argento e konsideroi Coronan si një njeri mjaft të veçnatë, inteligjent dhe me ide shumë interersante.

Pyetjes se si FAbrizio arriti ta bënte për vete Asia iu përgjigj kështu:

“Mendoj se Fabrizio i përshtatet pak çdo gruaje. Me mua e bën duke më treguar historitë e tij, eksperiencat. Unë isha shumë e lidhur me babain e tij Vittorio Corona, kështu që e pashë me një sy tjetër sepse e njihja origjinën e tij besnike. Me babain e tij kisha një raport shumë të mirë, sepse ishim miq të vërtetë, por nuk më kishte prezantuar asnjëherë me Fabrizion, por me djalin tjetër. Tek Corona e shoh shumë babain e tij, në shumë gjëra.” – ka përfunduar Asia.

Komento
Shperndaje