Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Evi Reçi nuk kalon në finalen e “Kënga Magjike”! Këngëtarja ka një mesazh për kolegët dhe fansat

Evi Reçi nuk kalon në finalen e “Kënga Magjike”! Këngëtarja ka një mesazh për kolegët dhe fansat
December 09
09:57 2017

Ndonëse u prit shumë mirë nga publiku rikthimi i Evi Reçit në skenën e “Kënga Magjike” duket se rrugëtimi i saj me këngën “Doëzohu” ka përfunduar në gjysmëfinale pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga kolegët e saj pjesëmarrës për të kaluar në mbrëmjen e madhe të së shtunës mbrëma (sot) ku do të konkurrojnë vetëm 22 finalistë.

Ndonëse shpesh kur nuk arrijnë finalen artistët shprehin zhgënjim dhe hatërmbetje, Evi ka preferuar të qëndrojë pozitive me mesazhin që ajo ka shkruar në Instastory.

“Të dashur miq, pas një performance të cilën nuk do ta harroj kurrë, rrugëtimi im në Kënga Magjike përfundon këtu, pasi nuk jam ndër finalistët. I falenderoj të gjithë ato që më përkrahën me sinqeritet dhe dashamirësi, mesazhet tuaja ishin forcë! PS: Mos u dorëzoni kurrë! Faleminderit nga zemra” – ka përfunduar Evi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje