Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Evi Reçi: Jam sensuale, por nuk zhvishem për klikime

Evi Reçi: Jam sensuale, por nuk zhvishem për klikime
November 19
21:03 2016

Këngëtarja Evi Reçi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Thumb” në rubrikën “Ça ka t’re”. Evi ka treguar më shumë mbi jetën e saj në Itali si një gazetare e “La Republica” dhe për klipin e ri të lançuar pak ditë më parë me titull “In my room”.  Në këtë klip ajo është shfaqur ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim më parë. Gazetarja e ka pyetur këngëtaren nëse ky ndryshim prej saj është bërë për klikime.

“Në klip jam sensuale, jo seksi dhe jo, nuk e kam bërë për klikime. Nuk bëj asgjë për klikime. Unë nuk bëj kompromise të tilla. Mund ta kisha bërë në fillimet e mia, por tani jo.  Nuk dal kurrë ekstravagante apo provokuese”,- është shprehur këngëtarja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje