Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eva Murati: Ndërrova rolin për të mos u puthur në film

Eva Murati: Ndërrova rolin për të mos u puthur në film
April 01
18:26 2017

Pak ditë më parë është shfaqur në kinema premiera e filmit “Ti mund të më quash Xhon”, ku kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohura të ekranit, jo vetëm aktorë. Gazetarët e emisionit “Thumb”, që transmetohet çdo të shtunë, në orën 18:00, në “ABC News”, kanë intervistuar nga afër aktorët e një prej tyre ka qenë Eva Murati.

Bukuroshja e ekranit ka rrëfyer një detaj lidhur me rolin që luan në film. E pyetur nga gazetari nëse partneri i saj bëhet xheloz për skenat sensuale që ajo luan, Eva është shprehur:

“Fillimisht Nevina Shtylla kishte rolin tim, unë të sajin dhe për shkak të atyre puthjeve na u desh të ndërronim rolet”.

Epo Eva në fund të fundit duhet të mendojë për gjithçka. Në mos për opinionin e partnerit të saj, duhet të mendojë për atë të vjehrrës, Jozefina Topallit. /Blitz.al/

Shperndaje