Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eva Longoria takon Atin e Shenjtë

Eva Longoria takon Atin e Shenjtë
March 31
11:36 2016

Eva Longoria rrëfen se ndihet e bekuar pasi ka ndarë një moment të veçantë me Papa Françeskun, gjatë një udhëtimi në Romë me të fejuarin e saj  Jose Antonio Baston. Në momentin e takimit Eva ishte e ngazëllyer  dhe i dhuroi një buzëqeshje të ëmbël  Atit të Shenjtë  kur i zgjati dorën për ta takuar. Ajo e ka fokusuar momentin në një fotografi  nën shkrimin” Duke u lutur me Papa Francis, e bekuar” dhe e ka shpërndarë në Instagram . Jo vetëm kaq ,por i ka dedikuar një status Atit, kur ai hapi për herë të parë llogarinë e tij sociale javën e kaluar.

Pushimet romantike të çiftit janë treguar edhe nëpërmjet videove  dhe fotove në Snapchat të cilat aktorja ka zgjedhur t’ i ndajë me fansat, ku të dy duken se shijojnë  momentin nën shoqërinë e verës. Natyrisht që i kanë shijuar të gjitha pamjet dhe tingujt që vetë vendi t’ i fal, ku ndër to ka qenë e përfshirë dhe një shëtitje me varkë përreth liqenit Como.

Çifti ka konkretizuar  marrëdhënien e tyre në dhjetor pasi Jose i bëri aktores pyetjen e famshme në një shkretëtirë në Dubai. “ Jemi ende duke shijuar momentin. Ai është i mrekullueshëm dhe njeriu më i mirë që kam takuar ndonjëherë. Unë nuk flas mjaftueshëm për të, pasi atij nuk i pëlqen”- ka thënë ajo e entuziazmuar.

Shperndaje