Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eva Longoria sot është zgjuar me një shqiptar

May 13
22:50 2016

Algen Nikolla, ish pjesëmarrës në “Big Brother Albania”, shpeshherë ka qenë pjesëmarrës në  evente shumë të rëndësishme ose në festa të ndryshme ku marrin pjesë edhe personazhe të njohur në botë. Idhujt që ne shohim nga ekrani, Algeni i takon nga afër, i ka miq dhe bëhet pjesë e festave të tyre private. Një ndër eventet më të rëndësishme është edhe Festivali i Kanës, në të cilin Algeni merr pjesë prej disa vitesh tashmë.

Ai ka postuar në rrjetet sociale foto në të cilat është i shoqëruar nga VIP-a. Ndër mikeshat më të afërta të tij është edhe Eva Longoria. Mëngjesi i sotëm i ka gjetur bashkë dy miqtë prej disa vitesh tashmë, duke qenë se Eva ndodhet në Kanë, nuk mund të mungonte edhe fotoja e përvitshme me Algenin.

Etiketimet
Shperndaje