Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eva Longoria: Nëse është e thënë të bëhem nënë, atëherë do të jetë një bekim për mua

Eva Longoria: Nëse është e thënë të bëhem nënë, atëherë do të jetë një bekim për mua
October 29
14:44 2016

Eva Longoria u martua para pesë muajsh  në një ceremoni të mrekullueshme në Mexico me Jose Baston. Ylli i telenovelave, në një intervistë për “Ocean”, ka zbuluar diçka më shumë rreth jetës së saj personale, karrierës dhe të qenit një personazh publik. Jo vetëm kaq, pasi Longoria ka treguar se dëshiron që të bëhet nënë.

“Nëse do të ndodhë, atëherë le të ndodhë. Nëse është e thënë atëherë do të jetë një bekim për mua”,- është shprehur aktorja e njohur.

Jeta e saj private gjithmonë ka qenë pjesë e medias dhe në titujt kryesorë të revistave sidomos pas dy martesave. Ajo ka pranuar se nuk i vjen keq për asgjë që ka përjetuar deri tani.

“Unë mendoj se çdo marrëdhënie e së shkuarës është një rrugë që dëshmon se ku ndodhesh sot. Çdo kthesë e gabuar ju solli në shtegun ku jeni sot, pra rrjedhimisht nuk ishte edhe aq e gabuar. Unë nuk do të ndryshoja asgjë nëse do kthehesha pas, asgjë”,- ka rrëfyer Longoria.

“Më vjen mirë që në kohën kur kemi xhiruar “Shtëpiaket e dëshpëruara” nuk ka pasur shumë përdorues në Twitter apo Instagram. Ka qenë një kohë tjetër atëherë. Një aktor i ri mund të shkatërrohet nga ato që mund të lexojë online. Bashkëshorti im është shumë i tërhequr dhe dëshiron t’i respektohet privatësia, kështu që unë nuk postoj shumë foto me të. Megjithatë, i përdor shumë rrjetet sociale dhe jam aktive sidomos kur vjen puna për çështjet e bamirësisë apo për linjën e veshjeve. Interneti është një mjet i madh nëse përdoret siç duhet”,- ka përfunduar aktorja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje