Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eurovizioni qëlloi për mirë: Këngëtarja shqiptare, tashmë pjesë e tregut ndërkombtar!

May 21
20:38 2018

Një shprehje e urtë thotë, shih të mirën edhe në të keqen më të madhe.

Në fakt, kështu po bën këngëtarja shqiptare që përfaqësoi Qipron këtë vit në Eurovizion në Lisbonë, Eleni Foureira.

Edhe pse ajo u shënjestrua nga mediat greke, komentuesit e politikanë fqinj dhe u rendit e dyta, pak pikë larg fitores, sërish nuk vend për demoralizim.

Eleni ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet logoja e labelit të famshëm ndërkombtar, “Sony Music”.

Nisur nga fakti që mjaft media të huaja si Metro.co.uk e të tjera dhe nga ky postim i Elenit, lindin dyshime se këngëtarja mund të jetë në prag (në mos është pjesë) e nënshkrimit të kontratës me këtë label.

Epo, ky do të ishte lajm mjaft i mirë sepse rradha e artistëve shqiptarë që bëhen pjesë e labeleve të huaj sa vjen e shtohet! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje