Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eurovision Song Contest – Polemika rreth triumfit të këngës ukrainase

Eurovision Song Contest – Polemika rreth triumfit të këngës ukrainase
May 15
14:48 2016

Ukraina i ka suprizuar të gjithë pikërisht në momentin kur mendohej se Rusia apo Australia do të ishin fituesit e Eurovizionit për vitin 2016!

Efekti i performancës së Rusisë dhe të kënduarit e Australisë nuk rezultuan të mjaftueshme për të mposhtur artisten e ‘jazz’-it, Jamala.

Jamala është tartarja e parë e Krimesë që performon në këtë kompeticion,

Kënga e saj ‘1944’ merret me Stalinin, Krimenë dhe pretendimet e spastrimeve etnike.
Jamala ia kushtoi këngën stërgjyshes dhe pesë fëmijëve të saj, të cilët ishin deportuar nga trupat sovjetike nga Krimea.

Simon Bennett, kreu i klubit Ndërkombëtar të fansave të Eurovizionit, OGAE, tha për BBC se ish-shtetet sovietike të cilat normalisht do të kishin votuar për Rusinë, ia dhanë votën Ukrainës për t’i dërguar një mesazh!

Në fakt këngët me tematikë politikën nuk janë të lejuara në Eurovizion, ama ‘1944’ u pranua për arsye se teksti ishte i gjithi i bazuar në fakte historike, dhe jo në politikën aktuale.

“Dua vetëm t’i uroj paqe dhe dashuri të gjithëve!” -shprehet Jamala menjëherë pas fitores. – “Isha e sigurt se nëse flet të vërtetën, të gjithë njerëzit preken! – shtoi ajo.

Nuk ndan të njëjtin mendim John Kennedy O’Connor, autor dhe ekspert i Eurovizionit, i cili thotë për BBC:

“U zhgënjeva që një këngë mortore për gjenocidin e drejtuar si një shuplakë për Rusinë, fitoi kompeticionin e këtij viti! Ky event nuk duhet të shndërrohet në një platformë politike dhe për këtë jam pothuajse i inatosur!”

Debate të shumta u zhvilluan edhe përsa i përket metodës së re të votimit, gjë e cila nuk u prit mirë nga disa përfaqësues.
Gjithsesi, pavarësisht këtyre fjalëve, mendimet e kundërta u bashkuan vetëm në një element që i kënaqi të gjithë:

“Urime për Suedinë që arriti të organizonte një prej Eurovizioneve më mbresëlënës, më të bukur e më cilësor të të gjitha kohërave!”