Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Eurovision”-i pritet të kthehet në “Worldvision”?

“Eurovision”-i pritet të kthehet në “Worldvision”?
May 11
10:33 2016

Për herë të parë në historinë e Eurovizionit, ky i fundit do të shfaqet edhe në kanalin kombëtar televiziv në Amerikë. Arsyeja është performanca speciale e Justin Timberlake, që është lajmëruar paraprakisht se do të performojë në natën finale të së shtunës, më 14 maj.

A do të thotë kjo se ky kompeticion do të marrë përmasa globale? Duke marrë parasysh historinë e Eurovizionit, në 2014-n, një superstar nga Australia, Jessica Mauboy, këndoi në finalen e atij viti. Një vit më vonë, Australia u bë pjesë e kompeticionit duke garuar krahë shteteve europiane.

Gjithashtu, këtë vit audienca (përveç vendeve europiane, sigurisht) do të përfshijë Amerikën e përmendur më sipër, Kinën, Zelandën e Re dhe Kazakistanin. Këto vende nuk do të mund të votojnë, por do të mund ta ndjekin në mënyrë zyrtare Eurovizionin nga kanalet kombëtare televizive përkatëse.

Mos ndoshta do të thotë se Eurovizioni nuk do të përfshijë më vetëm vendet europiane, por vende nga e gjithë bota? Kjo mbetet për t’u parë…

Komento
Etiketimet
Shperndaje