Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eurosong, aty ku politika bashkohet me muzikën. Ja si bëhen votimet!

May 14
13:00 2016

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për “bllokun” ballkanas, suksesin skandinav apo vendet sllave, politika e votimit në Eurosong gjithmonë ka shkaktuar pakënaqësi dhe debate.
Kjo sepse vendet fqinje gjithmonë kanë vlerësuar njëra- tjetrën më shumë seç kanë vlerësuar vendet e tjera. Kjo gjë mund të shihet nga fotot e mëposhtme, ku vendet si Moldavi – Rumani, Qipro – Greqi, Maqedoni – Shqipëri, Shqipëri – Itali, Bjellorusi – Rusi, Kroaci – Bosnje-Hercegovinë, nga viti 2006 deri në 2015-n, kanë votuar vazhdimisht njëra-tjetrën me pikët maksimale.

 

 


Gjuha e përbashkët, e shkuara politike dhe media lujanë rol në këto votime.
Kjo mënyrë votimi i ka ndarë vendet në tri kampe kryesore:
• Europa Juglindore – vendet ish-jugosllave, Bulgaria, Rumania, Shqipëria dhe Greqia.
• Europa Lindore – vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendet satellite të Rusisë
• Europa Veriore – vendet nordike, prej të cilëve vetëm Suedia po konkurron në festival
Ato që kanë qenë më shumë në qendër të vëmendjes kanë qenë Greqi – Qipro dhe Rusi – Vendet satelite. Greqia i ka dhënë ishullit një mesatare pikësh prej 11.3 nga 12 gjithsej, kurse Qipro i aka kthyer nderin me 10.4 pikë për cdo vit pjesëmarrje. Rusia ka marrë maksimumin e pikëve cdo vit nga Bjellorusia, Armenia dhe Estonia.
Festivali kulmon mbrëmjen e sotme me finale, ku favoritë janë Rusia, Australia dhe Ukraina.

Etiketimet
Shperndaje