Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eshtrat e Prince digjen. Të afërmit i japin lamtumirën në një ceremoni private

Eshtrat e Prince digjen. Të afërmit i japin lamtumirën në një ceremoni private
April 24
16:42 2016

“Eshtrat e Prince janë djegur”, – njoftoi dje publicistja e yllit të muzikës pop.

Yvette Noel-Schurre nuk dha informacion shtesë se kur dhe ku u krye procedura.

“Prince u nderua nga një grup i vogël me njerëzit e tij më të dashur: familjarët, miqtë dhe kolegët, në një ceremoni  private dhe të bukur për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, – shtoi ajo.

Krahas familjarëve, shumë fansa të këngëtarit janë mbledhur rreth “Paisley Park” në Chanhassen, Minnesota, aty ku ylli i pop-it jetoi dhe punoi për vite me radhë. Ndër personat e pranishëm shumë kishin veshje ngjyrë vjollcë, ngjyra e preferuar e Prince.

Jehona e vdekjes së 57-vjeçarit u përhap shpejt në të gjithë botën dhe preku shumë artistë, të cilët, nëpërmjet deklaratave në televizione apo rrjetet sociale, shprehën keqardhjen për humbjen e një artisti të madh.

Kujtojmë se shkaqet e vdekjes mbeten ende të panjohura dhe më shumë do të zbulohet pas 4 javësh, kur del dhe autopsia zyrtare.
30 minuta pas telefonatës së emergjencës nga godina e Prince, këngëtari humbi jetën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer atë.

 

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje