Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Është zyrtare! The Weeknd dhe Selena Gomez bëjnë një arratisje romantike në Itali

Është zyrtare! The Weeknd dhe Selena Gomez bëjnë një arratisje romantike në Itali
January 29
13:40 2017

Selena Gomez është një vajzë me fat!

Të gjitha vajzat do të donin një arratisje romantike në Itali me The Weeknd dhe mënyrën se si ky i fundit e ka trajtuar bukuroshen gjatë gjithë kohës.

Këtë fundjavë ata kanë fluturuar drejt Italisë dhe janë fotografuar bashkë teksa kanë vizituar disa nga vendet më historike e më të bukura të këtij vendi.

Të gjitha mediat i kanë sytë nga ata dhe çifti e ka pasur të pamundur ta shijojë këtë fundjavë në intimitet të plotë, ndaj dhe fotografi të të dyve janë shkrepur nga paparacët.

Ndjekësit e të dyve kanë qenë mjaft të lumtur për zyrtarizimin e kësaj romance dhe presin me padurim faktin nëse do të ketë një bashkëpunim muzikor mes tyre. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje