Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Është e vërtetuar tashmë: Olsi “futi në sherr” Irida Oxan dhe Fjorentinën e “Big Brother”

Është e vërtetuar tashmë: Olsi “futi në sherr” Irida Oxan dhe Fjorentinën e “Big Brother”
September 14
18:17 2017

Edhe pse Olsi dhe Fjorentina, pak pas daljes nga “Big Brother” përfunduan të ndarë, jehona e lidhjes së tyre vazhdon dhe ka vazhdimisht të reja.

Para disa javësh u fol se Olsi ishte në një histori dashurie me një nga tifozet më seksi shqiptare që njihet edhe si shoqja e Rike Roçit, pikërisht Irida Oxa. Mirëpo në një intervistë që ka dhënë Fjorentina së fundmi, kur gazetarja e kishte pyetur nëse e njihte Iridan, Fjorentina i është përgjigjur se nuk e ka idenë se kush është kjo vajzë dhe nuk është në dijeni nëse ajo është e lidhur me Olsin apo jo.

Por duket se kjo intervistë “i ka djegur” disi Iridës, sepse disa orë më parë ajo ka shkruar në Instastory: “Shyqyr që mësove si bëhet intervista!”.

Pra, “lufta” ka nisur dhe arsyeja sigurisht mbetet Olsi, i cili ua ka marrë mendjen vajzave si brenda, ashtu edhe jashtë “Big Brother”-it. /Blitz.al/

Shperndaje