Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ervini lajmëron ndarjen nga Sidrita? “Ishte bukur për aq kohë sa ishim bashkë…”

Ervini lajmëron ndarjen nga Sidrita? “Ishte bukur për aq kohë sa ishim bashkë…”
May 06
08:11 2017

Një nga çiftet më simpatike të këtij “Big Brother”-i, ishte padyshim Ervini dhe Sidrita, por publiku vendosi dy javë më parë që ata të linin shtëpinë.

Me të dalë jashtë, dyshja u duk se pati një ngërç në menaxhimin e lidhjes së tyre, por disa ditë më pas u bashkuan për të mos u ndarë më, duke qenë se edhe në rrjete sociale të vetmet fotografi që postonin ishin ato me njëri-tjetrin.

Por pak para mesnate, Ervini ka shpërndarë një kolazh me fotografi të bukura me Sidritën nga brenda shtëpisë së “Big Brother. “Kohë e bukur për aq sa ishim bashkë…”, – ka shkruar ai, duke i bërë ndjekësit të dyshojnë se ndoshta kështu ka lajmëruar ndarjen.

Megjithatë, Ervini mund ta ketë shkruar këtë edhe referuar faktit se ishte kohë  e bukur në “Big Brother” vetëm ngaqë e ka ndarë kohën me të dashurën e tij, sepse përtej kësaj nuk ka marrë kënaqësi tjetër. Kjo, duke marrë parasysh edhe faktin që Ervini u hodh kundër produksionit sapo doli nga shtëpia, duke aluduar se nuk ka qenë publiku ai që i nxori jashtë, por vetë produksioni. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje