Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ervini i kundërvihet produksionit

Ervini i kundërvihet produksionit
April 23
14:03 2017

Në një bisedë me Albana Osmanin dhe Olti Currin, Ervini ka bërë një deklaratë mjaft të rëndë kundër produksionit.

Në monitor është shfaqur një klip ku Damiano i kërkon Sidritës të flenë bashkë dhe pasi kanë sqaruar këtë, Ervini ka theksuar se Damiano është një lodër e “Big Brother”. Më tej ai shton:

“Nuk zgjedhin votuesit, është produksioni ai që vendos kush do të dalë nga shtëpia dhe kush do të qëndrojë”.

Albana  e ka kundërshtuar këtë opinion të tijin, të pabazuar në fakte duke i thënë “Ti je i nxituar, prandaj edhe ke dalë nga shtëpia”.

Por Ervini vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe pohon se nuk është aspak i kënaqur nga produksioni pasi edhe ditëlindjen e kaloi  në burg, gjë që sipas tij nuk e meritonte./Blitz.al/

 

Shperndaje