Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eros Ramazzotti, dedikim së bijës: 5 vite dashuri në një botë të degraduar…

Eros Ramazzotti, dedikim së bijës: 5 vite dashuri në një botë të degraduar…
August 02
10:56 2016

Këngëtari italian Eros Ramazzotti ka menduar të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram lumturinë për ditëlindjen e vajzës së tij, Raffaela Maria.

“Raffaela Maria, duket si sot, por u bënë 5 vite tashmë, 5 vite dashurie të madhe e konstruktive në një botë që fatkeqësisht do ta gjesh gjithnjë e më të degraduar. Shpresoj në një ndryshim të cilin e shoh të vështirë, por jam optimist, madje “Ramazzottist”. Të dua më shumë se ditën e parë!”

Këtë shkruan Eros, ku krahas urimit për vajzën tashmë 5-vjeçare shfaq edhe shqetësimin e tij për realitetin problematik. Një mesazh kuptimplotë i një prindi për fëmijën e tij, në një kohë kur jetesa nëpër shtete të ndryshme të Europës e jo vetëm nuk është më e sigurt, ashtu siç ngjarjet e fundit na kanë treguar.

Gjithsesi, këngëtari është shprehur optimist në fund, gjë që i bën gjërat më të bukura.

Eros dhe partnerja e tij, Marica Pellegrinelli, kanë edhe një fëmijë tjetër, djalin Gabrio Tullio. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje