Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermonela Jaho, në performancën e radhës, zgjedh për veshjen e saj këtë stilist shqiptar…

Ermonela Jaho, në performancën e radhës, zgjedh për veshjen e saj këtë stilist shqiptar…
October 24
09:27 2016

Sopranoja shqiptare shumë e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, vazhdon të korr suksese në skenat e operave më të rëndësishme, por duhet thënë se në asnjë performancë të saj nuk harron të tregojë origjinën dhe të bëhet diplomate e muzikës së mirë shqiptare kudo që shkon.

Në një postim në Instagram, sopranoja ka treguar se është duke u bërë gati për të regjistruar në studiot “France 3” dhe është ndier shumë mirë pasi veshja e saj është mundësuar nga stilisti shqiptar Ardian Asllani. Ajo madje e ka falënderuar publikisht këtë të fundit duke shkruar: “Faleminderit Arti për artin dhe shpirtin tënd!”.

ermonela-jaho

Edhe stilisti e ka postuar fotografinë e Ermonelës, duke shprehur fjalë lavdëruese për të:

14786984_10210603023702380_1292617990_o

Duhet thënë se Ermonela duket mjaft e hijshme me fustanin blu të punuar me aq kujdes për të./Blitz.al/

Komento
Shperndaje