Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermali takon “mafiozin” e famshëm të Bronx-it

Ermali takon “mafiozin” e famshëm të Bronx-it
November 23
15:06 2016

Ermal Mamaqi është pak të thuash se është ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale. Moderatori i “Xing me Ermalin” udhëton shpesh jashtë kufijve të vendit për shkak të koncerteve dhe projekteve të ndryshme mbi të cilat punon. Me punën që bën, ai ka fatin e mirë të takojë shumë personazhe të njohur. Para pak minutash, Ermali ka postuar një foto ku shfaqet krah një prej aktorëve më të njohur të Hollywood-it, Chazz Palminteri. Aktori njihet për rolin e tij në “A Bronx Tale” bashkë me Robert de Niro, ku Palminteri luan rolin e një bosi të mafies. Filmi është shkruar nga vetë Palminteri bazuar në historinë e fëmijërisë së tij dhe ka korrur sukses në botën e kinematografisë.

Në foton e postuar në Instagram, Ermali padyshim që e ka trajtuar me humor këtë takim.

“Ja ç’a të bësh tani… Tu nejt me këta mafiozët e Bronxit”,- shkruan moderatori./Blitz.al/

ermal-mamaqi

Komento
Shperndaje