Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Meta surprizon të sëmurin: Na dhe forcë! Historinë tënde do ta kthej në këngë…

Ermal Meta surprizon të sëmurin: Na dhe forcë! Historinë tënde do ta kthej në këngë…
February 19
11:35 2018

Rreth një javë më parë Ermal Meta dhe Fabrizo Moro kanë fituar vendin e parë në Sanremo.

Kënët e Ermalit kanë bërë mjaft bujë, pasi në ato rreshta ai ka folur për jetën e tij të vështirë, por jo vetëm kaq. Kënga fituese e Sanremo-s ka qenë një mesazh i qartë për paqen. Kanë qenë pikërisht mesazhet që transmeton nëpërmjet muzikës së tij/

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ce Posta per te”. Ermali dhe Fabrizio kanë ndihmuar një të sëmurë që ti bëjë surprizë gruas dhe vajzës së tij, në mënyrë që tu kërkojë flje për vuajtjet e shkaktuara. Giuseppe u ka kërkuar ndihmë, pasi ka kaluar një luftë të gjatë me sëmundjen dhe këngëtarët e kanë pranuar menjëherë këtë kërkes.

Pasi dëgjuan historinë Ermali dhe Fabrizio i kanë dhënë kurajo familjes, dhe i kanë thënë vajzës së tij.

“Babai yt na dha  shumë forcë dhe na bëri të kuptojmë se jeta duhet të merret më lehtë. Ky ishte një mesazh shumë i bukur dashurie dhe jam i sigurt që do të bëhet këngë”./Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje