Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Meta: “Nuk jam në nivelin e të mëdhenjve të muzikës, edhe pse kam shkruar muzikë për ta”

Ermal Meta: “Nuk jam në nivelin e të mëdhenjve të muzikës, edhe pse kam shkruar muzikë për ta”
April 04
10:40 2016

Ai është një ndër kompozitorët më të vlerësuar dhe të suksesshëm të momentit në Itali. Ka shkruar këngë të shndërruara menjëherë në hite për këngëtarë si Emma Marrone, Francesko Renga dhe Marco Mengoni. Por tani ka vendosur t’i dedikohet karrierës si këngëtar dhe të realizojë albumin e tij të parë, që titullohet “Umano”, në të cilin përfshihet edhe kënga e suksesshme “Odio le favole”. Vetë Meta, në një intervistë për “Tgcom”, thotë se i pëlqen shumë fakti që pas tre vitesh që prodhonte vetëm këngë për të tjerët dhe që identifikohej si kompozitor, tashmë po del edhe me fytyrë, edhe me zë. E megjithatë ai nuk harron të theksojë se puna me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës italiane, si Patty Pravo, Emma Marrone etj., e ka pasuruar shumë jo vetëm nga ana profesionale, por edhe ajo njerëzore. “Për këtë gjë i falënderoj të gjithë “të mëdhenjtë” e muzikës italiane që më kanë besuar këngët e tyre dhe me të cilët nuk do të vihem kurrë në garë, sepse nuk do të mundesha, kam shumë respekt për ta”, – ka thënë Ermali.

Komento