Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Meta na paralajmëroi se suksesi i tij ishte i shpejtë dhe ashtu ndodhi vërtetë!

Ermal Meta na paralajmëroi se suksesi i tij ishte i shpejtë dhe ashtu ndodhi vërtetë!
November 10
14:15 2017

Ermal Meta është nje artist i cili po korr sukses të madh në shtetin Italian e jo vetëm. Ai është vlersuar ashtu siç e meriton një talent i vertëtë. Në festivalin më të rëndësishëm të këngës në Itali këngëtari më origjinë shqiptare mori çmimin e tretë dhe shumë vlersime për këngën e tij “Vietato Morire”. Ai gjithashtu ishte anëtar i jurisë në spektaklin e talenteve “Amici” e pjesmarrës në shume evenimente të tjera të  rëndësishme.

Sot ai ka shpërndarë suksesin e rradhës , këngën e re pjesë të albumit “Vietato Morire” në bashkëpunim me këngëtaren e famshme italiane Elisa. Një baladë dashurie që transmeton mesazhe të forta dhe me një videoklpi mjaft interesant. Projekti pritet që të ketë sukses të madh ashtu siç cdo projekt i ri i këngëtarit deri tani.

Ne i urojmë suksese të mëtejshme Ermalit sepse po na bën me të vërtetë krenar me arritjet e tij.  /Blitz.al/

Shperndaje