Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Meta na bën sërish krenarë! Ja detaji që tregon në klip origjinën e tij shqiptare

Ermal Meta na bën sërish krenarë! Ja detaji që tregon në klip origjinën e tij shqiptare
February 11
16:07 2018

Mbrëmjen e djeshme këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë shpallur fitues te festivalit Sanremo 2018 me këngën “ Non mi avete fatto niente”.

Përveç performimit të këngës në festival Ermali ka bërë edhe një klip për këngën e tij më të re. Tashmë jemi mësuar që Meta na sjell këngë me plotkuptim, dhe këtë herë ai ka thënë se kjo këngë I dedikohet paqes.

Por duke parë klipin shohim një detaj mjaft domethënës.  Ai ka vendosur titra në gjuhë të ndryshme përfshirë këtu anglisht, gjermanisht, fërngjisht, italisht por nuk mund të linte pas as gjuhën e tij, shqipen. Disa prej titrave të këngës janë në shqip dhe Ermali nuk kishte si të na surprizonte më shumë se kaq./Blitz.al/

Komento
Shperndaje