Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ekranit, që janë solidarizuar me situatën e vështirë të Shqipërisë dhe një prej tyre është edhe Ermal Meta.
Këngëtari i njohur do të japë kontributin e tij për ndërtimin e një banese për njërën nga familjet e prekura. Ai ka përzgjedhur familjen Alla dhe tregon se shtëpia e tyre do të ndërtohet sa më shpejt. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Ermali në rrjetet sociale.
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. “,- ka shkruar Ermali. /Blitz.al/