Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Meta ka një thirrje për gazetarët shqiptarë: “Mos spekuloni më me jetën time!”

Ermal Meta ka një thirrje për gazetarët shqiptarë: “Mos spekuloni më me jetën time!”
February 13
15:44 2018

 

Prej ditësh, në mediat shqiptare qarkullonin lajme mbi këngëtarin e njohur Ermal Meta, i cili fundjavën që lamë pas u shpall fitues i Sanremos, në Itali.

Mediat shqiptare shkruan se kënga ishte një dedikim për të atin dhe se Ermali ishte shprehur në një intervistë se “bastardi” [i ati] e kishte dhunuar kur ishte i vogël.

Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i vetë këngëtarit, i cili në një status në Facebook ka kërkuar nga këngëtarët shqiptarë të mos spekulojnë më për të dhe se nuk e ka përmendur kurrkund fjalën “bastard”.

Ja çfarë shkruan Ermal Meta:

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: ‘Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen'”. /Blitz.al/

Shperndaje