Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi, dedikim artistit: Fat që jetojmë në kohën e tij!

Ermal Mamaqi, dedikim artistit: Fat që jetojmë në kohën e tij!
August 19
18:44 2016

Aleksandër Gjoka i përket atij brezi artistësh, muzika e të cilit, edhe pse kanë kaluar vite e dekada, akoma dëgjohet sikur të ishte hera e parë.

Në një video të postuar në Instagram, Ermal Mamaqi shkruan: “Kënga më e bukur e Aleksandër Gjokës. Disa nga ne thonë se është fat që jetojmë në kohën e tij”.

Përpos videos, në të cilën shfaqet Ermali bashkë me disa miq teksa këndojnë “Vajzë e plakur”  të Gjokës, Mamaqi shkruan hashtag-un: “Këngëtari më i madh shqiptar”.

Duhet të themi se kjo ditë duhet shënuar, sepse rrallë ndodh që Ermal Mamaqi të postojë diçka kaq serioze në Instagram, sepse jemi mësuar që gjithmonë të shohim meme apo video humoristike. Ja pra edhe ana tjetër e Ermalit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje