Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi përpiqet ta ngacmojë për çmimin e fustanit, por Bleonës s’ia merr kush për përgjigje

Ermal Mamaqi përpiqet ta ngacmojë për çmimin e fustanit, por Bleonës s’ia merr kush për përgjigje
June 29
07:58 2017

Ermal Mamaqi dhe Bleona Qereti ndajnë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore. Jo më kot, Bleona sa herë vjen në Tiranë shkon në emisionin e Mamaqit. Nga kjo miqësi ata shpesh ngacmohen me batuta në rrjete sociale.

Këtë herë Bleona ka shpërndarë një foto ku është e veshur me gurë dhe Ermali, si për ta ngacmuar, i shkruan: “Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti vesh fustane 10.000 dollarë”. Por Bleonës nuk ia merr njeri për përgjigje, ndaj dhe ajo ia ka kthyer menjëherë: “Aman zemra se nuk bën 10…, pastaj çfarë përgjegjësie kam unë për vende pune. Po nejse, ky bën 20”, – ka shkruar ajo ndërkohë që në fund e ka theksuar se bën shaka.

 

Hë Ermal, ngacmo më po deshe! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje