Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi: “Ma falën jetën për së dyti”. Ja shkaqet e aksidentit.

Ermal Mamaqi: “Ma falën jetën për së dyti”. Ja shkaqet e aksidentit.
July 06
15:48 2016

Mëngjesin e sotëm, lajmi për aksidentin e Ermal Mamaqit qarkulloi në të gjitha mediat vizive dhe të shkruara.

Vetë “protagonisti”, Ermali, ka shkruar një status në profilin e tij  në Facebook ku tregon se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe si është gjendja e tij aktuale.

Ai shkruan: “Të dashur miq,

Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë.

Jam shumë mirë. Edhe unë, edhe dy miqtë e mi që udhëtonin me mua.

Aksidenti i mbrëmshëm në Kosovë, Ferizaj, ndodhi si pasojë e një rrethrrotullimi të pandriçuar dhe të paparalajmëruar.

Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes sepse çdo ditë aty bëhen aksidente.

Kam një pyetje për autoritetet:

– Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem?

Dhe në fund Zoti është i mirë!

Jemi therime që nuk ia dimë vlerën jetës deri sa prekim vdekjen”.

Falë Zotit që kanë shpëtuar të gjithë mirë!

Shperndaje