Blitz

 Breaking News

Ermal Mamaqi ju tregon se përse sipas tij, nuk duhet të flini me fëmijët

Ermal Mamaqi ju tregon se përse sipas tij, nuk duhet të flini me fëmijët
December 15
12:52 2019

Ndodh jo rrallë, për mos thënë gjithë kohën, që fëmijët e vëgjël të flenë me prindërit e tyre, disa herë sepse shohin ëndrra të këqija, disa herë të tjera sepse le ta pranojmë, krevati i prindërve është më i rehatshëm.

Kjo ndodh dhe në familjen e Ermal Mamaqit, ku mesa duket Joeli fle shpesh me prindërit, gjë që e ka shtyrë aktorin e humorit ti bëjë thirrje të gjithë prindërve të kenë kujdes dhe të mbrojnë veten nga pasojat. Me anë të një postimi në Instagram, që shoqërohet nga kjo foto shumë e bukur e të dyve:

Ai bën “bilancin” e mbrëmjes së djeshme, që është si vijon: 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri.

Sipas Ermalit të flesh me kalamajt në mbrëmje është njësoj sikur të ndash krevatin me VanDamin, ndërkohë që ka dhe një teori tjetër. Ata bëjnë sikur janë në gjumë natën dhe i rrahin prindërit sepse gjatë ditës i detyrojnë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet.

Në fund Mamaqi na dhuron dhe një përqafim, edhe ne e përqafojmë gjithashtu për të qeshurat që na jep dhe faktin që shkruan me “ë” në Instagram, na e lehtëson shumë punën. /Blitz.al/

Share