Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi “ironizon” mikrofonat e Digitalb, i kthen përgjigje Ilda Bejleri

Ermal Mamaqi “ironizon” mikrofonat e Digitalb, i kthen përgjigje Ilda Bejleri
September 04
11:18 2016

Ermal Mamaqi njihet që në postimet e tij në rrjete sociale preferon të bëjë humor me gjithçka sheh rreth e rrotull. Këtë herë ai ka vendosur të bëjë një shaka me kolegen e tij, Ilda Bejlerin e cila siç dihet është një nga figurat e Digitalb.

Në fotografi shfaqet Ilda duke i bërë një intervistë presidentit të FSHF-së, Armando Dukës. Siç shihet edhe në fotografi, mikrofoni i Digitalb ka një izolant në pjesën e poshtme çka e ka bërë Mamaqin të bëjë humor. Ai nuk e ka lënë me kaq, por edhe ka bërë ‘tag’ vetë Ildën duke i thënë: “Pse kshu mi?”

Por duhet thënë se përgjigja e Ildës nuk ka vonuar dhe ka qenë me të vërtetë interesante. Ajo i është kthyer me doza humori Ermalit: “Ore i poshtër, me ato mikrofona ke fol edhe ti deri tani…” – duke i kujtuar kështu Ermalit se dhe ai ka qenë pjesë e Digitalb me emsionin “6 Ditë pa Ermalin” përpara se të largohej për një sezon të ri në Tv Klan.

Dihet se Ermal Mamaqi dhe Ilda Bejleri janë miq ndaj dhe batutat që shkëmbejnë me njëri tjetrin janë gjithnjë me humor, megjithatë duhet thënë se në këtë rast ka pasur edhe pak ironi… /Blitz.al/

 

 

Shperndaje