Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi ironizon keq në emision Luana Vjollcën

Ermal Mamaqi ironizon keq në emision Luana Vjollcën
November 18
22:54 2017

Gjatë një inserti të përgatitur me këngëtaren Bleona Qereti e cila është e ftuara e rradhës në emisionin e tij, Ermal Mamaqi nuk ka lënë pa ironizuar moderatoren Luana Vjollca.

Në këtë rol Ermali vjen si recepsionist hoteli, dhe në një çast që Bleona i drejtohet atij duke i thënë se është e ftuar në “Xing me Ermalin”, ai i përgjigjet:

“Ku tek Ermal Mamaqi, tek ‘Xing me Ermalin’? Po çfarë do tek ai budallai moj zemër ai është emision reklamash. Shko tek Luana ajo thyen rekorde,”.

Pak javë më parë Ermali dhe Luana kanë publikuar shifra audience ku secili renditej në vend të parë, duke treguar kështu rivalitetin që kanë me njëri tjetrin pasi në të njëjtën fashë orari transmetohet edhe emisioni i Luanës në Top Channel  “Shiko Kush Luan”.  /Blitz.al/

 

Shperndaje