Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi i mashtron të gjithë!

April 06
09:59 2016

ermal mamaqi

Ai njihet për batutat dhe humorin aq sa është tepër e vështirë të arrish të bësh dallimin se kur Ermal Mamaqi është duke folur seriozisht. Moderatori i “6 ditë pa Ermalin” ka postuar ditën e djeshme një foto ku ka treguar tatuzhin e ri, i cili i kishte mbuluar gjithë krahun. Ajo që mund të shihje qartë ishte një tribal interesant por shumë i madh, aq sa na bëri të dyshojmë nëse është i vërtetë, apo jo. Duket se intuita nuk na ka gabuar pasi i kontaktuar nga Blitz.al,  Ermali ka shpjeguar se tatuazhi nuk është i vërtetë. Batutën e getave e keni dëgjuar shpesh nga Ermali, por  këtë herë ai ka zgjedhur t’i veshë vetë ato, pasi ajo që në pamje të parë duket si tatuazh, nuk është as më pak e as më shumë njëra këmbë e getës. “Është fallco. Është një si tip gete që vihet dhe hiqet” – ka thënë ai për blitz.al. Edhe pse Ermalit do i shkonte tatuazhi, na vjen mirë që këtë herë na ka “mashtruar”.

Etiketimet
Shperndaje