Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi i kërkon përsëri ndihmë publikut

Ermal Mamaqi i kërkon përsëri ndihmë publikut
July 24
12:00 2016

Prej disa kohësh është bërë i ditur lajmi se Ermal Mamaqi do të jetë pjesë e televizionit Klan me një emision të ri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai i kërkon ndihmë publikut për një titull për emisionin e tij. Ermali ka shkruar: “ Miq më duhet një titull i bukur për emisionin e ri që filloj në TV Klan. Ai që i ve titullin emisionit (duhet të ketë Ermal në titull) do të jetë i ftuari i 7 në skenën e madhe. Mos më zhgënjeni.”

Rikujtojmë se edhe për titullin e emisionit të mëparshëm “6 ditë pa Ermalin” ai  kërkuar ndihmën e fansave dhe ka qenë pikërisht publiku që e ka vendosur atë. Mesa duket ai ka besim se publiku do ti gjejë përsëri një titull të përshtatshëm për emisionin.

Postimi  i tij është shoqëruar nga shumë komente. Disa japin mendimet e tyre dhe disa të tjerë bëjnë komente mjaft komike. Ngelet për tu parë në qoftë se publiku do të ndihmojë Ermalin edhe këtë herë.

ermal

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje