Blitz

 Breaking News

Ermal Mamaqi: E ftova Besin në premierën e filmit, por nuk do të vijë!

Ermal Mamaqi: E ftova Besin në premierën e filmit, por nuk do të vijë!
January 26
22:25 2020

Para disa kohësh Bes Kallaku bëri një deklaratë në një emision se Ermal Mamaqi bën biznes me filmin ndërsa ai bën komedi. Pas kësaj deklarate, Ermal Mamaqi reagoi publikisht, ku theksoi se nuk ka asgjë të keqe apo për të ardhur turp nëse merresh me biznes sepse nuk po shet drogë.

U përfol shumë se ata kanë prishur miqësinë tyre nga këto deklarata, por mesa duket nuk është e vertëtë. Ermali e ka pranuar publikisht se ata vazhdojnë të jenë ende miq me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora, Ermal Mamaqi tregon se i ka bërë ftesën Besit në premierën e filmit që do mbahet më 29 janar në Pallatin e Kongreseve.

I pyetur nëse Besi do vijë të shohë filmin e tij, Ermali tregon se ia ka bërë ftesën por nuk beson se do vije se do jetë në Izrael.

E kam thirrur Besin. Edhe ia më thirri por isha në Amerikë. Besi nuk besoj se do vijë sepse me sa më tha do jetë në Izrael. I thashë sa të vish ke vendin më të mirë në sallë që ta shohësh”, shprehet Ermali.

Share