Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku realizojnë më në fund atë që mendojmë të gjithë kur dëgjojmë këngën e Alban Skënderajt

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku realizojnë më në fund atë që mendojmë të gjithë kur dëgjojmë këngën e Alban Skënderajt
May 26
09:53 2017

Ermal Mamaqi dhe Bes  Kallaku  prej vitesh janë miq të mirë, të cilët i bashkon humori. Të dy janë aktorë të njohur e gjithnjë kanë qenë në “konkurrencë” (edhe pse me shaka) për fansat e tyre. Shpeshherë i kemi dëgjuar të përdorin me humor një nga vargjet e këngës “Unë dhe ti”  të Alban Skënderaj .

“Unë dhe ti që ndamë dhe të fundit fundit kafshatë”, është një pjesë nga kënga e Albanit të cilën gjithkush që e ka dëgjuar e mban mend pa diskutim. Epo, Besi dhe Ermali, ndryshe nga videoklipi që tregon vetëm çifte të dashuruar tek mbajnë duart, kanë dhënë versionin e tyre të këtij vargu e më realist e konkretë se kaq nuk mund ishin. Ata shfaqen të dy duke ndarë të njëjtën kafshatë buke, njësoj siç thotë teksti. Albani duhet ta marrë më seriozisht këtë postim. Herë tjetër, nëse xhiron klipe, duhet ta mendojë njëherë të marrë si modelë dy aktorët e njohur. S’e dimë se sa ide e mirë do jetë kjo për çunat, duke qenë se Albani të gjitha këngët i bën për dashurinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje