Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi – Çanit: “Edhe Bujar Nishani të ma kërkonte, ty nuk ta zija vendin kurrë!”

Ermal Mamaqi – Çanit: “Edhe Bujar Nishani të ma kërkonte, ty nuk ta zija vendin kurrë!”
June 03
21:36 2016

Këtë javë, e premtja me “Zonë e lirë” ka nisur ndryshe duke na surprizuar si asnjëherë. Ditët e fundit qarkulloi lajmi se “6 ditë pa Ermalin” do të transmetohet sezonin e ri në “Tv Klan”, lajm që u konfirmua edhe nga vetë Ermali.

Shumë portale aluduan se Ermali do të zinte vendin e dikujt tjetër në Klan, pikërisht atë të Çanit në “Zonë e lirë”. Përveç kësaj, “lajmi” mori përmasa të një tjetër natyre pas aludimeve se mes Arian Çanit dhe Aleksandër Frangajt, administratorit të televizionit Klan, ka pasur një konflikt të përmasave të atilla sa ta detyrojë Çanin të kërkojë një tjetër ekran për të shfaqur emisionin e tij. Në fillim të emisionit të sotëm, të gjithë prisnin Çanin të dilte dhe të thoshte: “Mirëmbrëma tokësorë!”

Por është parë vetëm Ermal Mamaqi. Për t’u dhënë një përgjigje gjithë aludimeve dhe për t’u mbyllur gojën llafazanëve, ashtu siç edhe tha Ermali, ai sqaroi se asgjë e thënë nuk është e vërtetë. “Pas keqkuptimit që ka ndodhur,  e ndjeva si obligim të vija këtu. Gjithsesi, më mirë të vij unë këtu sesa Sonila Meço”. Kjo ka qenë ndoshta përgjigjja e duhur për të gjitha portalet që nisën një telenovelë pa pasur konfirmim dhe vërtetësi në lajm. “Unë vërtet kam firmosur një kontratë 4-vjeçare me Klanin, por emisioni është ditën e shtunë. Edhe Bujar Nishani të më thoshte  të të zëvendësoja, nuk do e bëja për asgjë në botë”,- tha Ermali ndërsa Çani është akomoduar në karriget e të ftuarve.

Komento
Shperndaje