Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi, Arbanës: Vonohu dhe içik, mos ma merr audiencën

Ermal Mamaqi, Arbanës: Vonohu dhe içik, mos ma merr audiencën
October 08
21:56 2016

Arbana Osmani, e cila do të vijë së shpejti në ekranin e Top Channel me “Dua të të bëj të lumtur”, ka postuar pak më parë në Instagram një foto nga ceremonia e një dasme në kishë.

Bashkangjitur fotos, ajo shkruan se bëhet fjalë për xhirimet e emisionit që do të shfaqet së shpejti në “Top Channel” në orën 21:00. Por ajo që tërheq vëmendjen është komenti i Ermal Mamaqit, “kundërshtarit” të Arbana Osmanit, i cili prezanton “Xing me Ermalin” në TV Klan.

“Amon, vonohu dhe içik. Mos ma merr audiencën”,- shkruan ai, koment të cilit Arbana i përgjigjet plot humor: “S’e dinë këta që jemi bashkë këtu ne”. /Blitz.al/

lajm1

lajm2

Komento
Etiketimet
Shperndaje