Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi: Arbana, të dua shumë ty dhe emisionin tënd që do më konkurrojë

Ermal Mamaqi: Arbana, të dua shumë ty dhe emisionin tënd që do më konkurrojë
October 17
18:34 2016

Para disa kohësh, në disa komente në foton e Arbana Osmanit, Ermal Mamaqi ka treguar nëpërmjet batutave se e sheh atë si konkurrente.

Ermali shprehet se ka konkurrente Arbanën pasi ajo do të fillojë emisionin e ri “Dua të të bëj të lumtur”, i cili do të jetë në të njëjtin orar me “Xing me Ermalin”.

Këtë herë ai ka treguar “xhelozinë dhe frikën e konkurrencës” nëpërmjet një fotoje që ka postuar në Instagram.

Në foto, Ermali shfaqet duke kapur Arbanën nga gryka dhe shkruan:  “Arbana, unë ty të dua shumë. Ty dhe emisionin tënd që do më konkurrojë. Duket nga fotoja besoj sa shumë”.

Nuk mund të lihet pa u vënë re mimika që ka bërë Ermali dhe madje as Arbana nuk ka mundur të mbajë të qeshurën./Blitz.al/

ermali

Komento
Shperndaje