Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi: Aktorja e “Portokalli”-së më mban peng me një video intime

Ermal Mamaqi: Aktorja e “Portokalli”-së më mban peng me një video intime
June 09
18:55 2016

Hapja e lokalit “Padam” në Tiranë mbrëmjen e djeshme, tashmë nën drejtimin e Alba Frangajt, mblodhi shumë personazhe VIP, nga bota e televizionit, muzikës, aktrimit etj.

Mes tyre ishte dhe mikrofoni i Blitz.al, i cili kërkoi të “rrëmonte” sadopak në marrëdhënien e personazheve me alkoolin.

Ndër përgjigjet deri diku të sinqerta me plot tone humori, spikatën fjalët e Fjodora Fjorës, e cila u shpreh se nën efektin e alkoolit mund të ketë puthur ndonjë të panjohur apo fjalët e Ledion Liços, i cili rrëfeu se në gjendje të pirë mund të fillojë të ngacmojë edhe gratë e të tjerëve.

Gjithsesi, ajo që i bëri të gjithë kuriozë ishte eksperienca e aktorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi, teksa fliste për veprimin më të çmendur që kishte bërë nën efektin e alkoolit:

“Kam vrapuar njëherë me brekë, madje më kanë bërë video. Ajo që më ka bërë videon po më mban peng tani. Është një nga aktoret e “Portokalli”-së…”, – tha Ermali.

Komento
Etiketimet
Shperndaje