Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi: Akoma nuk ndriçohet ai rrethrrotullim. Edhe sa duhet të vdesin?

Ermal Mamaqi: Akoma nuk ndriçohet ai rrethrrotullim. Edhe sa duhet të vdesin?
July 25
19:38 2016

 

Ermal Mamaqi i rikthehet aksidentit të rëndë që pësoi pak javë më parë, rast për të cilin u shpreh se “ia falën jetën për së dyti”!

Por këtë herë aktori ka dashur të japë një mesazh për autoritetet rrugore që të marrin masa për ndriçimin e asaj rruge, duke postuar disa foto “të frikshme” të një aksidenti tjetër të ndodhur në po të njëjtin vend!

“…Pothuajse çdo javë ndodh një aksident i rëndë te rrethi i vdekjes në Ferizaj. Akoma nuk ndriçohet ai rrethrrotullim. Edhe sa duhet të vdesin?” – shprehet Ermali, i cili sërish insiston se duhen marrë masa urgjente për rregullimin e kushteve.

Ndërkohë, kujtojmë se në kohën kur Ermali u aksidentua, policia në Ferizaj doli me një deklaratë duke u shprehur se aksidentet ndodhin për arsye të tejkalimit të shpejtësisë dhe se aksi rrugor në fjalë është i ndriçuar dhe i pajisur me sinjalistikën e duhur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje